Kanë kaluar gati tetë muaj që prej momentit kur kryetarët serb morën në dorë drejtimin e katër komunave në veri të Kosovës.
Pas afro dy vitesh qeverisjeje nga shqiptarët, Lista Serbe e rimori pushtetin në veri.
Të lidhura
None found
Ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se deri në këtë fazë nuk është vërejtur ndonjë trysni nga autoritetet lokale.
Sipas Zeqirit, në dallim nga periudhat e mëhershme, tani mund të ketë vështirësi të vogla, por jo probleme të mëdha, siç janë çështjet ndëretnike.
Me këtë vlerësim pajtohet edhe Skender Sadiku nga Iniciativa qytetare “Mitrovica”.
Megjithatë, ai thekson se nevojitet më shumë mbështetje nga pushteti qendror.
Ndërkaq, ndryshe prej Zubin Potokut, Mitrovica e Veriut ka hasur disa vështirësi pas kthimit të Listës Serbe në qeverisje.
Një prej këtyre çështjeve ka qenë edhe emërtimi i rrugëve.
