Një informacion i pranuar nga Policia e Kosovës për praninë e një mjeti shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i pavërtetë, pasi nga kontrollet nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.
Sipas Policisë së Kosovës, njoftimi për këtë rast është pranuar rreth orës 18:00.
Të lidhura
None found
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësitet përgjegjëse kanë trajtuar rastin dhe pas verifikimeve të kryera nuk është gjetur asnjë mjet apo element i dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka njoftuar ajo.
