Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme zhvilloi një mbledhje të kryesisë.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të saj, deputeti Armend Zemaj bëri të ditur se e ka dhënë nënshkrimin e tij për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së.
Para gazetarëve, Zemaj u shpreh: “Unë i takoj një dege që ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK. Jo vetëm që e kam nënshkru por janë më shumë se 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje. Nuk kam njohuri a janë deponu”.
Ai shtoi gjithashtu se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së ka pasur edhe kërkesa që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme.
