Organizimi i pjesëmarrësve në protestë ka filluar tashmë në sheshin “Skënderbej”.
Ditën e sotme, kjo protestë qytetare shënon 40 ditë nga nisja e saj, duke u renditur mes lëvizjeve më jetëgjata të këtij lloji në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Të lidhura
None found
Prej 40 ditësh rresht, qytetarët janë grumbulluar çdo mbrëmje përballë Kryeministrisë me të njëjtat slogane që kanë tingëlluar që në fillim: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.
Edhe mbrëmjen e djeshme, ashtu si në 38 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit u nisën në marshim nëpër rrugët e Tiranës, u ndalën përpara Kuvendit dhe më pas te selia e Partisë Demokratike, ku hodhën thirrjen “Opozitë e shitur”, duke e akuzuar opozitën se është përfshirë në të njëjtin sistem që ata kërkojnë të shembin.
