Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se kjo parti nuk synon më asnjë post në qeverisje dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
Ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, reagoi pas vendimit të partisë për të hequr dorë nga të gjitha kërkesat për përfshirje në qeveri, përfshirë edhe pozitën e presidentit.
Të lidhura
None found
Osmani e cilësoi këtë qëndrim të LDK-së si një veprim që synon të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe t’i japë zgjidhje krizës institucionale.
Ajo nënvizoi se përgjegjësia politike nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes interesave të çastit, por edhe në bazë të trashëgimisë që u lihet brezave të ardhshëm.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin.
Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë.
