Policia e Kosovës ka nisur së fundmi ndryshime në strukturën e saj drejtuese. Klan Kosova ka mësuar se Veton Elshani, i cili deri tani ka qenë zëvendëskomandant për rajonin e veriut, nga sot do të drejtojë Departamentin Kufitar.
Sipas burimeve të medias, emërimi i Elshanit në këtë detyrë është pjesë e ndryshimeve që po zbatohen në fillim të nëntorit.
Të lidhura
None found
Riorganizimi vjen pas largimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai dha dorëheqjen pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.






