Vetëm 78 vota, ripërsëritet raundi i parë i votimit

Procesi i votimit të presidentit në raundin e parë në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur.

Kjo pasi në kutinë e votimit janë numëruar vetëm 78 vota.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota/


Shtuar 3.04.2021 21:16

Tags: ,