Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviçit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Në seancën e sotme, para trupit gjykues po dëshmon Naim Elshani.
Të lidhura
None found
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq ngarkohet me akuza se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Istogut dhe në fshatrat përreth.
Në aktakuzë thuhet se Bajroviq, në cilësinë e pjesëtarit të forcave policore dhe ushtarake serbe, si individualisht ashtu edhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në zbatimin e masave represive, përfshirë vrasjen, bastisjen, rrahjen, maltretimin, arrestimin, torturën, trajtimin mizor dhe çnjerëzor, mbajtjen në kushte skllavërie, dëbimin dhe deportimin e popullsisë civile, si dhe plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të civilëve të nacionalitetit shqiptar.
Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 korrik 2024, e kishte dënuar të akuzuarin Ekrem Bajroviq me 12 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.
Megjithatë, çështja është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, e cila me vendimin e përpiluar më 4 dhjetor 2025, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Bajroviqit, përkatësisht avokatët Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq.
