Dinamo siguron Eridon Qardakun edhe për një tjetër sezon, Ilir Daja merr frymë më lirshëm para duelit në Conference League

“Newsport.al” ka mësuar se Eridon Qardaku ka zgjedhur të aktivizojë klauzolën për zgjatjen e bashkëpunimit me Dinamon edhe me një vit. Kjo do të thotë se mesfushori shkodran, 25 vjeç, do të mbetet të paktën deri në verën e vitit 2027 te “blutë” e kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Ky zhvillim i jep më shumë qetësi trajnerit Ilir Daja në repartin ofensiv, në një moment kur po afrohet ndeshja e parë ndaj Astanas në Conference League.

Qardaku është produkt i akademisë së Vllaznisë, klub me të cilin ka luajtur deri në ekipin U-19. Më pas, në verën e vitit 2019, ai u transferua te Bylis.

Në vitin 2023, mesfushori iu bashkua Vorës, ndërsa që nga 2024 është pjesë e Dinamos së kryeqytetit. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Eridon Qardakut është 250 mijë euro, shifra më e lartë e regjistruar në karrierën e 25-vjeçarit.





Shtuar 30.06.2026 10:39

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetbetcio