“Unë jam nga Lyoni”, Shaqiri flet për herë të parë si lojtar i ekipit francez

Mesfushori Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Lyonit.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën pas tre viteve te Liverpool, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin francez.

Pas prezantimit te Lyon, gjilanasi ka reaguar në rrjetin social ‘Twitter’.

“Unë jam nga Lyoni. Vazhdojmë”, shkroi shkurtimisht ai.


Shtuar 23.08.2021 19:36