Të martën, Zejnullah Gashi mori zyrtarisht postin e kryeprokurorit të Shtetit, pas dekretit të firmosur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duke u bërë kështu udhëheqësi më i lartë i prokurorive në vend.
Të lidhura
None found
Avokati Tomë Gashi ka shprehur menjëherë reagimin e tij lidhur me këtë emërim, duke theksuar se çështja e parë që duhet të trajtojë kryeprokurori i ri është rasti i Astrit Deharit.
Përmes një publikimi në platformat sociale, Gashi e cilësoi këtë si “padrejtësinë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë” dhe kërkoi që rasti i vdekjes së Deharit të hetohet në mënyrë të plotë e të marrë një epilog përfundimtar.
Shkrimi i plotë i Gashit:
Përparësia kryesore
Përparësia kryesore e Kryeprokurorit të sapozgjedhur të Kosovës, z. Zejnullah Gashi, i cili sot nisi mandatin në drejtimin e Prokurorisë së Shtetit, duhet të jetë përballja me padrejtësinë më flagrante të sistemit tonë të drejtësisë:
ndriçimi i plotë dhe dhënia e një zgjidhjeje përfundimtare çështjes së vrasjes së Astrit Deharit.
