Specialja sqaron bazën ligjore: të paraburgosurit mund të udhëtojnë në Kosovë për motive humanitare

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar se legjislacioni në fuqi i këtij institucioni ua lejon personave në paraburgim të paraqesin kërkesa për vizita në Kosovë kur ekzistojnë arsye të forta humanitare.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, institucioni thekson se rregullorja për këto raste është aprovuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

Të lidhura

None found

Sipas këtij mesazhi, “Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”.

Sipas sqarimit, këto vizita miratohen në rrethana të posaçme humanitare, siç janë rastet kur një i afërm është rëndë i sëmurë ose kur i paraburgosuri duhet të marrë pjesë në ceremoni mortore dhe të qëndrojë me familjen pas humbjes së një të afërmi.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar gjithashtu se, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjyqtarët kanë autorizuar katër vizita të tilla në Kosovë mbi baza humanitare.

Këto sqarime, sipas institucionit, janë dhënë në lidhje me procedurat dhe bazën ligjore që bëjnë të mundura vizitat e përkohshme të të paraburgosurve në Kosovë.


Shtuar 22.06.2026 16:13

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet