Sot varrosen në Pozheran motra dhe vëllai i vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

Viktimat, një motër dhe vëllai i saj, të vrarë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të përcillen sot për në banesën e fundit në vendlindjen e tyre, Pozheran.

Të lidhura

None found

ceremonia mortore do të nisë në orën 15:40 dhe do të mbahet në Xhaminë e Pozheranit.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen është dorëzuar vetë.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Bereta” me leje të skaduar, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe axha i viktimave. Ai po trajtohet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Shtuar më 11.10.2026 08:02