Si në Hollywood, “UÇK” me shkronja gjigande vendoset në majë të kodrës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë nderimi për dëshmorët kanë vendosur akronimin “UÇK” me germa të mëdha në fshatin Ngucat të Malishevës.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se “kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë”.

“Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë”, shkruan ai mes të tjerash në një reagim në rrjetet sociale.

Shtuar 19.06.2021 23:09

Tags: ,