Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar se ai është ndaluar nga organet e rendit dhe drejtësisë.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, suspendimi do të zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të lidhura
None found
Institucioni i ka vlerësuar si tepër serioze pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e tij për tolerancë zero ndaj çdo forme të dhunës.
“Askush nuk është mbi ligjin”, theksohet në njoftim.
ShSKUK ka njoftuar gjithashtu se do të marrë masa për garantimin e vazhdimësisë së drejtimit dhe funksionimit të rregullt të Spitalit të Mitrovicës, me qëllim që shërbimet për pacientët të vijojnë pa pengesa.








