Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga posti i deputetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është prezent ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet betimi I 120 deputetëve të ligjislaturës së VIII , një ndër to është edhe Haradinaj, duke konfirmuar se nuk do të japë dorëheqje nga ky post.

Nryshe nga hera e kaluar kur Haradinaj u largua nga ky post dhe ia la këtë vend Gazmend Abrashit, këtë herë Haradinaj do të jetë vetë deputet i AAK-së. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 11:07