Qeveria e Kosovës miraton projektligje për drejtësinë, energjinë dhe konfiskimin e pasurisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, ku ka miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh.

Të lidhura

None found

Ndër aktet e miratuara është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj parasheh themelimin dhe organizimin e Byrosë, përcaktimin e kompetencave të saj, si dhe procedurat për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në kuadër të reformës në drejtësi, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Përmes tij rregullohen rekrutimi, vlerësimi i performancës, kontrolli i integritetit dhe statusi i gjyqtarëve e prokurorëve.

Miratim ka marrë edhe Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili përcakton parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat që zbatohen në rast të shkeljes së detyrimeve profesionale.

Po ashtu, janë miratuar projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Projektligji për Akademinë e Drejtësisë.

Sipas Qeverisë, Projektligji për Akademinë e Drejtësisë synon të garantojë zhvillim profesional të vazhdueshëm, cilësor dhe të standardizuar për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët e tjerë që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Qeveria ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Energjinë dhe Projektligjin për Energjinë Elektrike.

Projektligji për Energjinë, sipas njoftimit zyrtar, përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për aktivitetet në sektorin energjetik në Republikën e Kosovës. Ai synon të sigurojë furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, të mundësojë pjesëmarrjen aktive në tregjet rajonale dhe panevropiane të energjisë, si dhe të krijojë një treg të hapur, transparent e konkurrues me çmime të përballueshme të bazuara në treg. Projektligji parashikon edhe mbrojtjen dhe fuqizimin e konsumatorëve, përfshirë konsumatorët e cenueshëm, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe përmirësimin e mbrojtjen e mjedisit e klimës.

Ndërsa Projektligji për Energjinë Elektrike synon të përcaktojë rregullat dhe masat për këtë sektor, me qëllim garantimin e furnizimit të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime transparente dhe të përballueshme për konsumatorët fundorë, duke marrë parasysh edhe caqet klimatike të vendit.

Mes vendimeve të miratuara është edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Në mbledhje janë miratuar edhe Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe Projektligji për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare.

Ky i fundit ka për qëllim të parandalojë vonesat e pagesave në transaksionet tregtare dhe të përcaktojë rregullat për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatëvonesave ndërmjet shoqërive tregtare, si dhe ndërmjet shoqërive tregtare dhe autoriteteve publike.

Qeveria ka marrë vendim që Kuvendit t’ia propozojë kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, së bashku me kandidatët për dy pozitat e anëtarëve të këtij bordi.

Janë miratuar edhe disa vendime për dhënien me qira të pjesëve të parcelave në zona të ndryshme kadastrale, të destinuara për nxjerrjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe materialeve të tjera.

Parcelat gjenden në Semajë të Kaçanikut, Vasilevë dhe Korroticë të Epërme të Drenasit, Rahovec, Samadrexhë të Suharekës, Zatriq të Rahovecit, Raçak të Shtimes dhe Strazhë të Kaçanikut.

Gjatë mbledhjes është miratuar edhe Deklarata e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2027-2029. Ky dokument përcakton kornizën e politikave për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe buxhetit vjetor.

Me një vendim tjetër, Qeveria ka zgjatur për tre muaj mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.

Në përfundim, janë miratuar vendimi për Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese, si dhe vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës të një nëpunësi civil të kategorisë së lartë drejtuese.


Shtuar më 26.09.2026 15:42

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom