Pse Kosova përballet çdo verë me probleme në furnizimin me ujë?

Pas afro dhjetë ditësh me furnizim të parregullt me ujë të pijshëm, banorët e Dragashit, në jug të Kosovës, dolën në protestë këtë javë.

Të lidhura

None found

Vështirësitë me furnizimin dhe reduktimet gjatë muajve të verës përsëriten prej vitesh në disa pjesë të Kosovës.

Eksperti i ujërave, Skender Bublaku, vlerëson se vendi ka burime të mjaftueshme për furnizim të qëndrueshëm, por problemi qëndron te mënyra se si menaxhohen ato.

Duke folur në podkastin “5 pyetje” të Radios Evropa e Lirë, ai i lidhi mungesat e ujit me humbjet e larta në sistem dhe kapacitetin e ulët të akumulimit.

Sipas Bublakut, Kosova shfrytëzon vetëm rreth 15 për qind të ujërave sipërfaqësore, ndërsa afërsisht 15 për qind e tyre janë të akumuluara.

Ai thotë se humbet mbi 55 për qind e ujit, ndërkohë që gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës pjesa dërrmuese e ujërave largohet nga territori i Kosovës pa u rezervuar.

Përse gjendja rëndohet gjatë verës?

Sipas ekspertit, vështirësitë bëhen më të mëdha në komunat që furnizohen nga burime ujore pa sisteme akumulimi.

Ai shpjegon se në korrik, gusht dhe shtator, burimet e drejtpërdrejta që nuk kanë akumulime nuk mund ta sigurojnë sasinë minimale të nevojshme të ujit.

Mes zonave të varura nga rrjedhat e lumenjve ose ujërat nëntokësore, Bublaku rendit Ferizajn, i cili furnizohet drejtpërdrejt nga lumi, si dhe Pejën, Kamenicën dhe vende të tjera.

Ndërprerjet e furnizimit zakonisht arsyetohen me defekte teknike, turbullira në burime apo probleme që lidhen me cilësinë e ujit.

Bublaku pranon se prishjet teknike mund të paraqiten në çdo sistem. Megjithatë, sipas tij, kur të njëjtat telashe vazhdojnë të përsëriten ndër vite pa marrë zgjidhje, përgjegjësia bie mbi menaxhimin.

Digat si alternativë për një zgjidhje afatgjatë

Për ta përmirësuar situatën në mënyrë të qëndrueshme, Bublaku thotë se Kosova duhet të bëjë investime afatgjata në akumulimin e ujit, përfshirë ngritjen e digave.

Lëvizja Vetëvendosje, partia që fitoi zgjedhjet e fundit, ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar do të ndërtojë pesë diga uji.

Bublaku shprehet se do të ishte i kënaqur nëse do të ndërtohej qoftë edhe një digë, ose të paktën të niste puna për realizimin e saj.

Megjithatë, ai nënvizon se ndërtimi i digave nuk mund të përfundojë brenda një mandati të vetëm qeverisës.

Çfarë pasoja mund të ketë devijimi i rrjedhës së Ibrit?

Gjatë podkastit “5 pyetje”, ekspertit iu kërkua të komentonte edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia po e shqyrton mundësinë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Sipas Bublakut, paralajmërimet për devijimin e Ibrit përbëjnë më shumë një formë trysnie politike sesa një projekt konkret.

Ai thotë se nuk e konsideron këtë një problem specifik real apo diçka që pritet të ndodhë, por këshillon që Kosova të tregojë kujdes të madh dhe ta monitorojë situatën.

Nëse një skenar i tillë do të realizohej, Bublaku paralajmëron se infrastruktura ujore e Kosovës do të pësonte dëme të rënda, pasi ajo mbulon pothuajse pjesën më të madhe të Kosovës qendrore./REL


Shtuar 15.08.2026 12:41

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomacarbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom