Protesta në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vijojë edhe sonte.
Të lidhura
None found
Organizatorët kanë njoftuar se nata e gjashtë e protestës do të zhvillohet më 21 shtator, duke nisur në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Para protestuesve pritet të flasin organizatori Çlirim Haziri, studenti Bleard Meha, Aida Dërguti, Trim Syla, veteranja Shqipe Krasniqi dhe këngëtari Xhafer Ahmetaj.
