Prishtina për të 13-ën natë radhazi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për protestën e 13-të të mbrëmjes, ndërsa grumbullimi ka filluar para orës 21:00.

Të lidhura

None found

Pjesëmarrës në tubim janë qytetarë të shumtë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës, të cilët shprehin kundërshtimin ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Mes protestuesve ndodhet edhe Klestori, i biri i Kadri Veselit, i cili ka marrë pjesë edhe në tubimin e kësaj nate.

Organizatorët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të miratuar vite më parë nga Kuvendi i Kosovës. Gjatë netëve të kaluara, përmes fjalimeve të pjesëmarrësve dhe familjarëve të dëshmorëve, institucioneve vendore u janë përcjellë mesazhe të qarta.

Protestuesit vazhdojnë të përsërisin kërkesën për mbështetje të palëkundur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet e qeta nuk duhet të neglizhohen.

Sipas tyre, mobilizimi mund të shtrihet në të gjithë vendin. Përveç protestave të përditshme në mbrëmje, është paralajmëruar edhe një protestë gjithëpopullore më 1 tetor.


Shtuar më 28.09.2026 21:26

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet