Pesë organizata civile në veri kundërshtojnë mbështetjen e Bankës Botërore për “Ibër-Lepenc” pas rrënimeve në zonën e Ujmanit

Një grup prej pesë organizatash të shoqërisë civile, aktive në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, i janë drejtuar Bankës Botërore me një apel për të ndërprerë çdo formë të re të asistencës financiare, teknike apo institucionale për Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”. Ato kërkojnë që kjo mbështetje të pezullohet deri në realizimin e një vlerësimi të paanshëm të operacioneve të kësaj ndërmarrjeje pranë liqenit të Ujmanit.

Të lidhura

None found

Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER), OJQ Aktiv, Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA), Iniciativa e Re Sociale (NSI) dhe Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) shprehin shqetësim të thellë për një sërë veprimesh. Ato përmendin konkretisht pushtimin e kampit “Rezala”, shkatërrimin e banesave dhe shtëpive të pushimit, paralajmërimet për prishje të mëtejshme, si dhe shembjen e 11 strukturave që ndodhi më 21 korrik.

Sipas këtyre organizatave, të gjitha këto ndërhyrje janë kryer pa dokumentacionin e duhur ligjor. Ato theksojnë mungesën e vendimeve me shkrim dhe të argumentuara, mungesën e akteve administrative apo urdhrave gjyqësorë të zbatueshëm, si dhe faktin që pronarëve nuk iu dha asnjë mundësi reale për të apeluar përpara se të pësonin dëmin. Për më tepër, organizatat pretendojnë se autoritetet e Komunës së Zubin Potokut nuk janë konsultuar fare gjatë këtij procesi.

Në ankesën e tyre dërguar Bankës Botërore, nënshkruesit rikujtojnë se “Ibër-Lepenci” ka shërbyer më parë si agjenci ekzekutuese për projektin “Kosovo Water Security and Canal Protection”, i cili u financua nga kjo bankë. Ato kërkojnë që çdo përkrahje e ardhshme për ndërmarrjen të kushtëzohet nga një sërë masash: ndalimi i menjëhershëm i rrënimeve, hetimi i veprimeve të kryera, zbatimi rigoroz i procedurave ligjore dhe krijimi i mekanizmave që garantojnë përfshirjen e banorëve të zonës.


Shtuar 22.07.2026 15:42

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş