Në Klinikën Emergjente (reparti internistik) të QKUK-së, një paciente ka mbetur pa familjarët e saj prej më shumë se 24 orësh.
Të lidhura
None found
Burimet e gazetares Arbreshë Uka bëjnë të ditur se ajo ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme, rreth orës 16:00. Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin kërkuar stafit mjekësor t’i telefononte pas përfundimit të procedurave, por më pas kanë ndërprerë çdo kontakt.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Ndonëse ka tentuar disa herë të lidhet me familjarët, djali i pacientes, i cili e kishte dërguar për trajtim, nuk u është përgjigjur thirrjeve as të Policisë, as të stafit të spitalit.
Ndërkohë, personeli shëndetësor i Emergjencës po kujdeset jo vetëm për trajtimin mjekësor të pacientes, por edhe për nevojat e saj të përditshme dhe ushqimin.






