Në rigjykimin për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca mohon fajësinë

Në seancën e rigjykimit të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Glauk Konjufca deklaroi se nuk është fajtor për akuzën që lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të lidhura

None found

“Jo, nuk ndihem fajtor”, u shpreh Konjufca, sipas raportimit të Betimit për Drejtësi.

Pas deklarimit të tij, seanca vijoi me paraqitjen e fjalëve hyrëse nga palët e përfshira në procedurë.

Konjufca, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ishte paraparë të dilte para trupit gjykues më 26.08.2026, në seancën e caktuar për të filluar në orën 09:30. Zhvillimet u raportuan në orën 09:58.

Rasti buron nga aktakuza e ngritur më 3 shkurt 2017 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes së cilës Konjufca ngarkohet me dy vepra penale.

Në aktakuzë pretendohet se më 10 gusht 2016, gjatë një mbledhjeje në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca, atëherë në cilësinë e deputetit, kishte përdorur në kundërshtim me ligjin armë, duke hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Sipas të njëjtës aktakuzë, gazi kishte bërë që hapësira të mbushej me tym, çka ua kishte pamundësuar pjesëmarrësve qëndrimin brenda dhe i kishte detyruar ata të largoheshin nga salla e Kuvendit.

Më 26 shkurt 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues për Konjufcën lidhur me veprën “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, pasi kishte vlerësuar se nuk ishte dëshmuar se ai e kishte kryer veprën për të cilën akuzohej.

Sa i përket veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, akuza ishte refuzuar për shkak se kishte arritur parashkrimi.

Ky vendim u anulua më pas nga Gjykata e Apelit, e cila e ktheu çështjen për rigjykim.


Shtuar 26.08.2026 10:07

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis