“Në do botës t’i vësh zjarr merr nja 10 kosovarë”, Haradinaj: Afganistani nuk është mësim për ne

Pasi shprehu të njëjtin qëndrim me Kurtin mbi strehimin e afganëve duke thënë se Kosova duhet të jetë në një linjë me SHBA-të për këtë çështje, Haradinaj foli edhe për paralelizmat e hequra nga disa media serbe mbi Afganistanin dhe Kosovën.

Haradinaj tha se Kosova nuk ka asnjë lidhje me Afganistanin dhe sipas tij askush nuk e cënon dot tërësinë territoriale të vendit.

Ai përdori edhe një shprehje të vjetër të Nolit për të pasqyruar qartë trimërinë e shqiptarëve të Kosovës.

Komentet Haradinaj i bëri në një intervistë për ABC news.

“Nuk janë mësime për ne. Ne duhet t’i jemi falënderuar NATO-s cdo herë. Liria buron nuk falet. Nëse nuk ka njerëz të motivuar dhe të gatshëm me vdekur për atë që besojnë nuk vlejnë. Ky është dallimi. Kosova është krejt rast ndryshe (nga Afganistani).

Ne kemi pasur kohë gjatë të luftës pa ndihmën e askujt, që kemi gjeneruar vetë si shqiptar dhe i kemi dalë përballë një force ushtarake më të lartë se ne dhe me një njeri të çmendur si Millosheviçi.

Kosova është vërtetë e aftë. Nuk është shprehje koti, ajo “nëse do t’i vësh zjarrin botës, merr 10 kosovarë” tha ai./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 17:41