Makina përplaset me bordurën në Lezhë, humb jetën shoferi (VIDEO)

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në aksin Lezhë – Milot ku një makinë është përplasur me bordurën anësore e  si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit dhe është plagosur rëndë pasagjeri.

Lezhë/Informacion paraprak – Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.08.2021 17:48