Super sfida e Premier League, Liverpool – Chelsea: Formacionet zyrtare

Për më pak se 60 minuta pritet të nisë super ndeshja e javës në Premier League, ajo  mes Liverpoolit dhe Chelsea që do të luhet në “Anfield”.

Dy skuadrat që i kanë fituar pikët maksimale në dy javet paraprake të edicionit të ri, do të ndeshen në duelin kokë më kokë sonte në stadiumin e zjarrtë  që është rikthyer me kapacitetin e plotë të shikuesve.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.

Liverpool XI: Alisson, Trent, Van Dijk, Matip, Robertson, Fabinho, Henderson, Elliot, Mane, Salah, Firmino.

Chelsea XI: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso, Jorginho, Kante, James, Mount, Lukaku, Havertz. 

Ndeshja fillon nga ora 18:30.


Shtuar 28.08.2021 17:40