Qytetarët u mblodhën edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të dhjetën mbrëmje radhazi të protestës “Jo në emrin tim”. Ata kundërshtojnë vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe shprehin mbështetje të plotë për UÇK-në.
Të lidhura
None found
Protesta zhvillohet çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori i saj, Çlirim Haziri, ka ndërmarrë një nismë të re: ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.
Më herët gjatë ditës, OVL-UÇK organizoi protesta në qytete të Kosovës kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sonte, organizata i bashkohet protestës në Sheshin “Skënderbeu”.
