Me rastin e Pavarsisë, veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të organizojnë miqësore

Me rastin e festës së Pavarsisë së Shqipërisë, më 28 nëntor do të luhet një ndeshje miqësore mes veteranëve të FKK dhe FSHF.

Ndeshja do të luhet më 28 Nëntor në orë 11:30 në në kompleksin “Olympic Park” në Durrës.

Postimi i tij i plotë:

Për nder të festës së 28 Nëntorit, me ftesë të FSHF-së, Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë, me ç’rast do të zhvillojë një ndeshje vëllazërore.

Ndërkohë, sot ekspedita e FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi e ka vizituar qytetin e Vlorës, ku janë pritur nga gazetarë të shumtë. Në Ditën e Flamurit, gjegjësisht me 28 nëntor në orën 11:30, Dardanët veteranë do të përballen me veteranët Kuq e Zi.

Pas kësaj ndeshjeje, presidenti i FSHF-së Armand Duka, do të shtrojë drekën festive për ekspeditën e Kosovës në Kantina-Duka. E gjatë qëndrimit treditorë, veteranët dardanë, kanë vizituar Vlorën e Durrësin, ndërsa në vijim do të vizitojnë edhe Tiranën. /albeu.com/