Zhdukja e mistershme e nënës së dy fëmijëve në Durrës: Më kanë rrëmbyer 4 burra!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një nënë e re e dy fëmijëve të mitur rezulton e zhdukur prej 6 ditësh.
Shtetasja Aureta Cauli, në proces divorci me ish burrin e saj është zhdukur pa gjurmë dhe sipas familjarëve ajo është rrëmbyer.

Vëllai i saj, Ilirjan Cauli se motra e tij, Aureta Cauli ishte larguar nga puna ditën e hënë, ku kishte punuar vetëm 2 orë dhe më pas ishte larguar me pretendimin se kishte seancën e divorcit në Pogradec.

I riu pohon se e motra kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe e kishte njoftuar që të njoftonte nënën e saj, për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla dhe më pas telefoni i saj rezultonte i fikur, shkruan BW.

Pasi pritën dy ditë, familja e vajzës iu drejtua stacionit të policisë në zonën e Plazhit ku bëri denoncimin. I vëllai pohon se ditën e enjte e motra i dërgon në aplikacionin “Whatsapp”, dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali.

I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij.
Ndërkohë, ai pohon se e motra kishte marrë më vonë kushërirën në telefon dhe i kishte treguar se 4 burra e kishin rrëmbyer, ndërsa kishte kërkuar që të shihte për herë të fundit fëmijët e saj, por telefonata kishte zgjatur vetëm pak sekonda dhe më pas celulari dilte i fikur.

Vëllai i gruas së zhdukur ndër të tjera akuzon policinë për mosveprim në kohë, ndërsa ai ende nuk ka një përgjigje të saktë se ku ndodhet motra e tij. /albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 14:49