Lir Veseli i bashkohet protestës studentore kundër vendimit të Hagës

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në tubim është parë edhe Lir Veseli, djali i Kadri Veselit, i cili është njëri prej ish-krerëve të UÇK-së që po përballet me proces gjyqësor në Hagë.

Edhe në protestat që zhvillohen çdo mbrëmje në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Lir Veseli është parë bashkë me vëllezërit dhe motrën e tij. Protestat zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”.

Me këtë qëndrim, fëmijët e Kadri Veselit janë rreshtuar krahas qytetarëve që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale dhe kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Tubimet me moton “Jo në emrin tim” po mbahen prej disa netësh dhe në to po marrin pjesë qytetarë, veteranë, studentë, artistë dhe figura të ndryshme publike.


Shtuar më 21.09.2026 15:02