Lekaj: Vetëvendosje u pagoi serbëve për një vit, 21 milionë euro energji elektrike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi ku sot u mor vendimi që serbëve në veri t’ju paguhet energjia prej 11 milionë euros.

 

“Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditët në veri të Kosovës. Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri”, ka shkruar Lekaj.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se  sot deputetët e Vetëvendosjes vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare  dhe duke i favorizuar serbët.

Postimi i plotë:

Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditat në veri të Kosovës. Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri.

Sot vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare dhe duke i favorizuar serbët. Sot madje bënë edhe shkelje ligjore duke shkelur Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/2017 të vertetuar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës AA. Nr.451/2017 përmes së cilës ZRrE i ndalon KOSTT-it të bëjë shlyerjen e borgjeve të serbëve në komunat në veri të Kosovës.

10 milionë euro i paguan në prill të 2020 për serbët në veri dhe për 11 milionë të tjera u pajtuan ti paguajnë sot. Pra,21 milionë euro për një vit!.


Shtuar 28.04.2021 20:55

Tags: