Celibashi bën paralajmërimin e fortë: Cënimi i votës do të dënohet me 7 vjet burg

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë paralajmërimin e fortë se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.

Celibashi thekson se KQZ dispono pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.

KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi. /albeu.com/

 

 

Shtuar 28.04.2021 20:48