Largoi topin e goditur nga Ronaldo, mbrojtësi serb: Nuk ishte brenda

Në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Botës mes Portugalisë e Serbisë, ndodhi një situatë aspak e mirë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo goditi topin i cili në bazë të pamjeve dukej se kishte kaluar vijen, por goli nuk u pranua nga gjyqtari.

Kjo krijoi pakënaqësi dhe nervozizëm te portugezi i cili gjuajti në tokë shiritin e kapitenit dhe la fushën.

Por, pas ndeshjes foli edhe mbrojtësi serb, Mitrovic i cili tha se nuk mendon qe topi ishte Brenda.

“Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me rezultatin në fund, ne fituam një pikë në fund. Ne nuk jemi shumë të kënaqur, ne shkuam për fitore” – tha Mitrovic.

Kujtojmë se kjo ndeshje u mbyll e barabartë në 2:2.


Shtuar 28.03.2021 13:11