Lajm i mirë: Kosova sërish asnjë viktimë nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë  janë konfirmuar me koronavirus 12 raste të reja.

Fatmirësisht, edhe ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërkohë 182 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i ministrisë
3 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.652.


Shtuar 3.06.2021 15:09