Kishin firmosur armëpushimin, Armenia dhe Azerbajxhani rinisin luftimet! Qindra të vdekur (FOTO LAJM)

Një vit pas shpalljes së armëpushimit mes dy vendeve, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kanë rinisur sërish konfliktet mes dy vendeve.

Një vit më parë dy vendet zhvilluan një betejë të ashpër për rajonin e Nago-Karabakut, ku si përfundim, Azerët arritën të vendosnin kontrollin e plotë mbi këtë rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se përplasja e armatosur ka ndodhur në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre.

“Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktaur dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria e Mbrojtes së Armenisë, ndërsa nga raportimet e mediave bëhet fjalët për 15 ushtarë të vdekur dhe 7 të kapur rob./albeu.com/