Kosova do ta shënojë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një vargu aktivitetesh, që pasqyrojnë lidhjet e afërta mes dy shteteve.
Në Prishtinë, Ambasada e SHBA-së ka vendosur një flamur të madh amerikan në ambientet e saj, si pjesë e shenjave simbolike që i paraprijnë kremtimit të këtij përvjetori.
Të lidhura
None found
Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, pritet të mbajë një pritje solemne.
Aktivitete për këtë përvjetor janë paralajmëruar edhe në nivel lokal në Kryeqytet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.
Sipas njoftimit, ky aktivitet do të fillojë në orën 10:00 dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë, partneritetit dhe miqësisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si edhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve.
