Në Birmingham arrestohet një 32-vjeçar shqiptar, dyshohet se la vetëm fëmijët për të takuar një vajzë 14-vjeçare të njohur online

Një shtetas shqiptar 32 vjeç është vënë në pranga në Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar, nën dyshimet se ka lënë të vetëm në shtëpi dy fëmijët e tij të vegjël për të shkuar në një takim me një vajzë që ai besonte se ishte 14 vjeçe dhe me të cilën kishte komunikuar në internet.

Mediat britanike raportojnë se i arrestuari, i identifikuar si Ardjan, u ndalua nga Policia e West Midlands pas një operacioni të zhvilluar me mbështetjen e grupeve që merren me identifikimin e personave të dyshuar për ngacmim seksual të të miturve në internet.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve, 32-vjeçari dyshohet se kishte lënë vetëm në apartament dy fëmijët e tij, të moshave një dhe gjashtë vjeç. Po sipas raportimeve, banesa ku ndodheshin të miturit paraqitej në kushte të papërshtatshme higjienike.

Të dhënat paraprake të hetimit sugjerojnë se ai ishte nisur për të takuar një vajzë, të cilën e konsideronte 14 vjeçe, pas kontakteve që kishin pasur përmes rrjeteve sociale. Ndaj tij rëndojnë akuza serioze, ku përfshihet edhe organizimi i aktiviteteve seksuale, mes tyre pretendime për tentativë për një marrëdhënie treshe.

Në pamjet e bëra publike nga arrestimi, i dyshuari shfaqet duke kundërshtuar punonjësit e policisë, ndërsa oficerët dëgjohen teksa u kërkojnë kalimtarëve të qëndrojnë larg gjatë ndërhyrjes.

Rasti ka shkaktuar reagime në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka rikthyer në vëmendje debatet mbi sigurinë e fëmijëve në internet, fenomenin e “grooming”-ut dhe përgjegjësinë prindërore.

https://twitter.com/daveatherton/status/2071152819399442721

 


Shtuar 30.06.2026 09:58

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio