Konjufca shpreh shqetësim për sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar kundër sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Huthëve ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se përpjekjet për goditjen e Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës.

“Sulmet e vazhdueshme të Huthive ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, të cilin e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca deklaroi se Kosova qëndron në solidaritet me Arabinë Saudite dhe ritheksoi mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë.

Ai kërkoi ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe objekteve civile, si dhe respektimin e lirisë së lundrimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.


Shtuar 20.09.2026 15:03

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbet