Rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian, siguria në Ballkanin Perëndimor dhe thellimi i marrëdhënieve Kosovë–Norvegji ishin temat e bisedës mes Glauk Konjufcës dhe Espen Barth Eide, bëhet e ditur në njoftimin për takimin.
Të lidhura
None found
Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Njoftimi bën të ditur se dy zyrtarët shkëmbyen qëndrime mbi perspektivën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.







