“Gazzetta dello Sport”, gazeta më e madhe italiane, ka analizuar formën e Edon Zhegrovës, paraqitjen e tij kundër Cagliarit dhe vendimin e Luciano Spallettit për të mos e përfshirë kosovarin në listën e Juventusit për Ligën e Evropës.
Të lidhura
None found
Mediumi italian e ka cilësuar si “turp” zgjedhjen e Spallettit, pasi Zhegrova ishte lojtari që i dha gjallëri Juventusit në ndeshjen e përfunduar në barazim ndaj Cagliarit.
“Në errësirën e sfidës së Juventusit kundër Cagliarit, e vetmja dritë mbante emrin Zhegrova. Pas hyrjes së tij në fushë, ekipi i Spallettit u rikthye në lojë dhe u bë më i rrezikshëm pranë portës”, shkruan gazeta.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, anësori ishte një alternativë e veçantë që trajneri e aktivizoi vetëm kur skuadra kishte nevojë të ndryshonte rrjedhën e takimit, por tashmë nuk do ta ketë në dispozicion në Ligën e Evropës.
“Vendimi për ta lënë kosovarin jashtë listës së UEFA-s, pasi gjatë verës u tentua shitja e tij, tani duket qartësisht i gabuar. Ka shumë pak arsye që mund ta justifikojnë”, vijon raportimi.
Gazeta italiane thekson gjithashtu se Zhegrova ka një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij në Serie A.
“Edhe pse nuk është pjesë e listës së UEFA-s, ai është i gatshëm të japë kontributin e tij sa herë që do të ketë nevojë për të në Serie A”.
Ndërkohë, Juventusi do të përballet me Celta Vigon në Ligën e Evropës.




