Konjufca dhe Aitaro shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë-Palau

Gjatë Takimit të 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit, që po mbahet në Koror të Palaut, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, u takua me ministrin e Shtetit të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.

Të lidhura

None found

Biseda mes dy zyrtarëve u përqendrua te raportet ndërmjet Kosovës dhe Palaut, si dhe te mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Konjufca e vlerësoi mikpritjen e treguar nga Palau dhe organizimin e Forumit, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për diskutimin e drejtpërdrejtë të hapave që mund të ndërmerren për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim u trajtua gjithashtu nevoja për intensifikimin e kontakteve diplomatike e ndërinstitucionale dhe identifikimin e fushave të reja me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit, “takimi riafirmoi vullnetin për thellimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”.


Shtuar 31.08.2026 18:16

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisana kelimejojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetana kelimejojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahis