Konjufca dënon sulmin në Riad: Kosova qëndron fuqishëm pranë Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas sulmit të rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, ku pati civilë të vrarë dhe të plagosur.

Të lidhura

None found

Në një postim në platformën X, ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi që të plagosurit të rikuperohen sa më shpejt.

Konjufca deklaroi gjithashtu se Kosova vazhdon ta mbështesë Arabinë Saudite dhe se qëndron në solidaritet me popullin e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar ‘King Khalid’ në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Konjufca.


Shtuar më 11.10.2026 15:12