Këta janë gjyqtarët që do vendosin drejtësi në ndeshjen Kosovë-Spanjë

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë skocezi Bobby Madden, i asistuar nga David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.

Ndërkaq, në VAR do të jenë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 12:30