Shkëlqeu duke fituar Copa America, klubi madrilen “piketon” portierin e Aston Villës

Atletico Madridi ka shprehur interesim për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, i cili shkëlqeu me Argjentinën duke fituar Copa America.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Martinez te Atletico po shihet si zëvendësim ideal për Jan Oblakun, i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni. Martinez 29-vjeçar vitin e shkuar iu bashkua Aston Villas, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Portieri argjentinas, karrierë ka bërë Reading, Getafe, Wolwerhamptoni kurse ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës. Në anën tjetër, Oblak 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 dhe është pjesë e klubit nga La Liga prej vitit 2014. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 12:02