Janë ribashkuar? Nora Istrefi dhe Robert Berisha filmohen në aeroport së bashku (FOTO LAJM)

Javë e kaluar u raportua se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. “Panorama” shkruante se miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri dhe kanë treguar se Nora mund të jetë arsyeja pse Roberti nuk do në asnjë mënyrë që të deklarohet publikisht me ndonjë vajzë tjetër në krah, edhe pse është përfolur disa herë për romanca të reja. Ndërkohë, një video që po qarkullon sot në media duket se konfirmon këto zëra.

Prive.al ka arritur të sigurojë një video ku ata shfaqen krah njëri-tjetrit në aeroport. Si duket Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga Aeroporti i Prishtinës. Ata nuk kanë qenë vetëm, por të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares. Nuk dihet se për ku janë nisur por me siguri do e mësojmë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Vlen të theksohet se kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë se ata janë ribashkuar. Pse? Sepse gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë bashkë në momente të rëndësishme për vajzën por edhe për njëri-tjetrin. Shpesh kanë treguar në rrjetet sociale se frekuentojnë të njëjtat vende me miqtë e përbashkët, ikin me pushime me të bijën teksa nuk ka munguar as mbështetja publike ndaj projekteve të ndryshme të secilit. Madje, u përfol gjatë në media këto javë fakti që dy artistët u panë për herë të parë në një poster bashkë, teksa ishin ftuar të performonin në një lokal në Prizren.

Për të parë se çfarë po ndodh mes tyre na mbetet veçse të presim…


Shtuar 19.08.2021 14:13