Isufaj zhvillon takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, zhvilloi të premten një takim pune me Anu Prattipatin, të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Biseda u përqendrua te veprimtaria e Prokurorisë Speciale dhe zbatimi i ligjit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Prokuroria Speciale shprehu falënderimin për mbështetjen e ofruar nga znj. Prattipati dhe Ambasada Amerikane në hetimet e suksesshme ndaj organizatave kriminale të përfshira në krimin transnacional.

PSRK-ja vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Institucioni i drejtësisë shprehu mirënjohje edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së në garantimin e pavarësisë së plotë të Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.


Shtuar 11.09.2026 17:27

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş