Ilir Deda kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Ata mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e reja

Analisti Ilir Deda ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e kanë mbështetur marrëveshjen me LVV-në.

Të lidhura

None found

Sipas Dedës, deputetët duhej ta bënin të qartë që në nisje të negociatave se nuk do të votonin asnjë marrëveshje të mundshme mes dy partive.

Ai vlerëson se ata duhet të kishin paraqitur publikisht edhe arsyetimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar si përgjegjësit kryesorë për rikthimin e vendit në zgjedhje parlamentare.

Postimi i plotë:

Që në fillim të bisedimeve ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, gjashtë deputetët e LDK-së duhej të deklaronin se nuk do ta përkrahnin asnjë marrëveshje ndërmjet dy subjekteve.

Po ashtu, ata mund të sqaronin se ishin të vendosur që Kosova të shkonte sërish në zgjedhje parlamentare, duke mbajtur qëndrim të vazhdueshëm kundër pushtetit aktual.

Do të duhej të argumentonin gjerësisht përse zgjedhjet e reja nuk do t’i shërbenin LVV-së dhe përse ato nuk do ta dëmtonin LDK-në.

Në cilësinë e institucionalistëve, ata duhej t’i vinin në dispozicion nënshkrimet e tyre për një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, tre deputetë të këtij grupi do të duhej të shpjegonin se përse vendimet e kryesisë së partisë së tyre në vitin 2016 ishin të detyrueshme për ta, ndërsa vendimet e kryesisë në vitin 2026 nuk konsiderohen të tilla.

Në këtë mënyrë, ata do ta largonin nga vetja barrën e rëndë që kanë marrë, si shkaktarët kryesorë të shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare.


Shtuar 2.09.2026 09:08

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet