Hoti para Kuvendit të jashtëzakonshëm: Vendimin do ta respektojmë të gjithë, ky proces nuk drejtohet kundër askujt

Në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar përmes një postimi.

Të lidhura

None found

Deputeti Hoti deklaroi se të gjithë, pa asnjë përjashtim, do ta pranojnë vullnetin e Kuvendit, ndërsa shprehu bindjen se LDK-ja do të dalë më e bashkuar nga ky proces. Ai theksoi gjithashtu se mbledhja “nuk është kundër askujt”.

Postimi i plotë:

Sipas Hotit, Kuvendi i jashtëzakonshëm i sotëm i LDK-së përfaqëson praktikisht “demokracinë në veprim” brenda partisë. Fakti që ai është thirrur, siç tha ai, dëshmon se LDK-ja i ka mekanizmat statutorë dhe demokratikë për reflektim, konsolidim dhe forcim.

Ai u shpreh se pas këtij Kuvendi, LDK-ja do të jetë më e fortë dhe do të synojë rikthimin si forca kryesore politike në Kosovë. Sipas tij, Kosovës mund t’i shërbejë vetëm një LDK e fuqishme, ndërsa dobësimi i saj u leverdis vetëm kundërshtarëve politikë që kërkojnë një skenë pa alternativë.

Hoti theksoi se punimet do të zhvillohen në një atmosferë demokratike, me diskutim të hapur dhe respekt të ndërsjellë. Ai tha se fituese nga ky Kuvend do të jetë LDK-ja, pasi mbledhja nuk është organizuar kundër askujt, por për të shqyrtuar dhe përcaktuar të ardhmen e partisë.

Në fund, ai deklaroi se vendimit të Kuvendit do t’i binden të gjithë pa përjashtim dhe se prej tij do të dalin të bashkuar për të ardhmen e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.

“Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën e Kosovës!”, përfundoi Hoti.


Shtuar 30.07.2026 11:06

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetmadridbetcasibomjojobetMadridbetMadridbetjojobetcratosroyalbetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetWettseitenAnkara escortcasibomjojobetcasibom giriş