Këtë të enjte, përcillet për në banesën e fundit nëna dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës në Shkodër.
Bleona Çelaj, 24-vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3-vjeç dhe Anuari 1-vjeç, humbën jetën në zjarrin tragjik ditën e djeshme në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.
Të lidhura
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domit.
Pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet te “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

