Hoti: Nga 1 shtatori nisin inspektimet digjitale dhe mbikëqyrja me dronë në vendet e punës me rrezik

Andin Hoti, ministër në detyrë i Punës, ka njoftuar se nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do t’i zhvillojë inspektimet në mënyrë plotësisht digjitale, pas vendimit të marrë për fuqizimin e mbikëqyrjes inspektuese.

Sipas Hotit, ky ndryshim do të krijojë mundësi për dokumentimin e të dhënave në kohë reale, do të shtojë transparencën dhe llogaridhënien, si dhe do ta bëjë më efikas monitorimin e punës në terren.

Të lidhura

None found

“Paralelisht do të nisë përdorimi i teknologjisë së dronëve, e cila do të shërbejë si mjet ndihmës gjatë kontrolleve në kantieret dhe vendet e punës me rrezikshmëri të lartë, në pajtim me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, do të ndërmarrim hapa për forcimin e bashkërendimit ndërinstitucional, me synimin që institucionet përgjegjëse ta shkëmbejnë informacionin në kohë reale dhe mbikëqyrja të ketë karakter sa më parandalues”, ka shkruar ai.

Njoftimi vjen në ditën kur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) reagoi lidhur me rastet e fundit të vdekjeve në vendet e punës, duke e cilësuar ende alarmante gjendjen e sigurisë së punëtorëve në Kosovë.

KMDLNj-ja bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë, shumica prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë.


Shtuar 30.07.2026 10:23

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetmadridbetcasibomjojobetMadridbetMadridbetjojobetcratosroyalbetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetWettseitenAnkara escortcasibomjojobetcasibom giriş